Një pakt i ri Francë-Gjermani, gjesti më i fundit i miqësisë së ngushtë mes dy vendeve, synon të thellojë bashkëpunimin mes tyre, por edhe të shtrojë rrugën për reforma në Bashkimin Europian.
Ndërsa shënuan në qytetin gjerman të Ahenit 56-vjetorin e Traktatit të Elizesë, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel përgatitën të firmosin traktatin e ri të miqësisë që duhet t’i çojë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel tjetër dhe të përmirësojë jetët e qytetarëve në të dy vendet.
Kjo ide në fakt nuk është një risi. Parisi ka këmbëngulur rregullisht për rinovimin e paktit që kur ai u nënshkrua dekada më parë, duke e kërkuar këtë pavarësisht faktit që në rrjedhën e viteve janë shtuar një sërë amendamentesh. Traktati fillestar daton në vitet ‘60, vetëm 18 vjet pas Luftës së Dytë Botërore.
22 janarin e vitit 1963, dokumenti historik mori me firmat e Presidentit francez Charles de Gaulle dhe kancelarit gjerman Konrad Adenauer, duke vulosur kështu pajtimin e dy armiqve të mëdhenj. Thelbi i tij nuk do të ndryshojë as tani, por do të ketë shtesa e përmirësime që synojnë përçimin e një mesazhi politik, avancimin e bashkëpunimit franko-gjerman dhe përgatitjen e terrenit për reformimin e BE-së.
Ky partneritet i intensifikuar shihet si sfidë ndaj rritjes së populizmit dhe nacionalizmit në Europë.
Top Channel