Një roman është një botë e brendshme shpirti që më të shumtën e herës nxjerr krye në formë proteste paqësore te një njeri që quhet artist.

Artist, për mënyren si i përshkruan ngjarjet dhe vendet, me forcën për të lënë një mesazh në një publik gjithmonë e më të gjerë. Plot surpriza e domethënie, e tillë vjen Diana Culi me librin e saj “Vrasje në Kryeministri”, atje dhe ku zhvillohen ngjarjet në këtë vend ku quhet Kryeministri dhe ku komplotet dhe intrigat për të ruajtur e fituar pushtet janë më se të përditshme në punën e tyre. Shkrimtarja vjen sërish me një roman thriller por kësaj here, shpjegon ajo gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Monika Stafa për rubrikën Vitrina e Librit, ngjarjet zhvillohen në hapësira më të mëdha e me komplote ndërkombëtare, ku vërtiten personazhe gjithashtu të mistershëm, të thjeshtë në dukje, të dashur por të dyshimtë e shpesh të pakuptueshëm. Po cila është ndodhia? Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas? Kush është fajtori?  Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime. Një udhëtim marramendës nëpër Ballkan ku kufijtë e padukshëm të të fshehtave zgjerohen drejt një misteri edhe më të madh e të ndërlikuar. Autorja i njeh mirë vendet ku i con personazhet. Për shkak të një projekti kulturor rajonal ndër vite ku kam qenë e përfshirë, thekson autorja, kam patur mundësinë të shoh një pjesë të madhe të Ballkanit, ta njoh më mirë dhe ta kuptoj më mirë atë. Edhe ta dua më shumë. Kjo nuk do të thotë se libri është një rrëfim dashurie ndaj gadishullit tonë, thjesht mendoj se njohja nga afër gjithmonë të ndihmon në detaje, po edhe në frymë. Ku u ngacmua Diana Culi për të na sjellë këtë roman të ri dhe mbi të gjitha të verdhë? Ka shumë gra që kanë pushtet e luftojnë për pushtet, shton ajo. Pushtet jo vetëm në aspektin funksional të fjalës por dhe pushtet tek burrat e le ta quajmë seksi këtë lloj loje e cila në fund të ditës nuk është thjesht një lojë. Sipas saj, e njohur për skenarët thriller që në fundvitet ’80 në kinematografinë shqiptare, librat thriller kanë qenë një zhanër i munguar në letërsinë tonë, e ndoshta për këtë arsye romani “Vrasje në Kryeministri” është pritur me interes nga lexuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA