‘Rusia godet Ukrainën me 400 dronë dhe 40 raketa’, Zelensky kërkon mbështetje të shtuar për mbrojtjen ajrore Ekonomia kineze shënoi nivelin më të ngadaltë të rritjes në dekada. Të dhënat zyrtare tregojnë se, ekonomia e dytë më e madhe e botës u rrit me 6.6% në vitin 2018, performanca më e dobët kjo që prej viteve ’90.
Rritja kineze e humbi vrullin në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë për të frenuar nivelet e larta të borxhit, por edhe faktit që ka nisur të ndiejë efektet e luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konflikti mes dy gjigantëve rezultoi me tarifa të reja prej më shumë se 250 miliardë dollarësh mbi eksportet kineze.
Përkeqësimi i situatës, në një treg tek i cili mbështeten biznese nga i gjithë globi, me shumë gjasë do të ketë ndikim të zgjeruar. Ai po tremb investitorët dhe ka detyruar kompani të mëdha si “Apple” të bëjnë paralajmërime për gjendjen e krijuar.
Të dhënat nuk dilnin jashtë kornizës së pritshmërive, por ato nënvizojnë shqetësimet e fundit mbi dobësimin e rritjes ekonomike të vendit, si dhe pasojave që mund të ketë ajo në ekonominë globale.
Top Channel