“Roxane” është debutimi i parë i regjisores 27-vjeçare franceze, Mélanie Auffret. Ngjarjet janë vendosur në vendlindjen e regjisores, Bretanjë, dhe tregojnë fabulën e një fermeri që përpiqet të shpëtojë biznesin e tij, përmes vënies në skenë të të famshmit “Cyrano de Bergerac”, por me një staf të përbërë tërësisht nga…pulat.

“Gjithcka nisi me një film të shkurtër të quajtur “Qofsh e lumtur pula ime”, që unë e kam bërë dy vite më parë. E xhirova me fermerë të vërtetë, në një produksion me buxhet të vogël. Të gjithë ata që njihja kontribuuan për këtë film dhe suksesi ishte i papritur në fakt. Aty unë u zbulova nga producentët”, tha Mélanie Auffret, regjisore e “Roxane”.

Por, përveç pulave, në komedi aktron edhe një njeri: Guillaume de Tonquedec, në rolin e fermerit. Për të, eksperienca është shumë e veçantë.

“Ka biseda reale mes kafshëve dhe fermerëve. Ata kuptohen. Kjo më preku në skenar. Jeta e këtij njeriu do të përmbyset tërësisht, e kjo falë pulave të tij. Është e mrekullueshme”, tha Guillaume de Tonquédec, aktor.

Protagonisti i vetëm njerëzor thotë se, gjithçka është shumë argëtuese.

“Duhet t’i përshtatesh partneres. Duhet të rimësosh të aktrosh thjesht, të jesh i sinqertë e autentik, si dhe të ndjekësh instiktet. Ajo është totalisht instiktive dhe gjithnjë ka të drejtë”, tha më tej Guillaume de Tonquédec.

“Roxane” po konkurron edhe në një festival të komedisë franceze, “Alpe d Huez”, e regjisorja shpreson që bashkë me pulën e saj të famshme tashmë, “Roxane”, të rrëmbejnë ndonjë çmim. Pse jo, atë të publikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA