Tregti mes baltës, tregu i Kuçovës rrezikon shitës e blerës
17/01/2019 11:21
Tregu i Lumasit në Kuçovë është në gjendje skandaloze, mes baltës në dimër dhe pluhurit në verë.
Të gjitha produktet shiten në tokë, pasi tezgat nuk ekzistojnë, ndërsa vet tregtarët thonë se i paguajnë të gjitha taksat, por asnjë investim nuk është bërë për përmirësimin e kushteve në treg.
Ndërkohë, tregtimi i produkteve jashtë të gjitha kushteve higjieniko-sanitare po kthehet në burim sëmundjesh për të gjithë konsumatorët.
Top Channel