Sonda kineze që ka zbarkuar me sukses në anën e errët të Hënës ka dërguar edhe pamjet e para të uljes së saj, një moment ky historik, ku shihej qartë panorama që po eksploron.

Misioni “Chang’e 4”, që ka marrë emrin e perëndeshës së Hënës sipas kinezëve, bëri të parën ulje në anën e largët të Hënës më 3 janar, një hap ky i rëndësishëm në ambiciet e Kinës për t’u bërë një superfuqi hapësinore.

Një rover i quajtur “Yutu-2” është ndarë nga sonda dhe po eksploron tani sipërfaqen e Hënës.

Sipas zyrtarëve kinezë, “Chang’e 4”, “Yutu-2” dhe sateliti mbështetës “Queqiao”, që sjell të dhënat në Tokë, janë në gjendje të qëndrueshme dhe funksionojnë sipas planit.

“Chang’e 4” u ul në polin jugor të Hënës, “Aitken”, krateri më i madh dhe më i thellë i shkaktuar si pasojë e një përplasjeje në sistemin diellor.

Shkencëtarët thonë se ana e errët e Hënës është e rëndësishme për zbardhjen e shumë të panjohurave mbi satelitin e Tokës, përfshirë strukturën e saj të brendshme dhe evolucionin termal. Ky është misioni i dytë kinez në Hënë, pas misionit të parë “Yutu”, në anën përballë Tokës në vitin 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA