Herën e parë që takova Formin Akter, ajo donte të fliste për Helen Keller. Formin ishte 18 vjeçe. Ajo ishte ulur në një stol plastike, në një strehë bambuje, në një kamp refugjatësh në Bangladesh. Ashtu si qindra mijë refugjatë Rohinga rreth saj, ajo dhe familja e saj kishin ikur nga një fushatë vrasjesh masive, përdhunimesh dhe zjarrvënieje në Myanmar një vit më parë.

Por Formin donte të fliste për Keller, autorin e shurdhër dhe të verbër amerikan, që konsiderohej si një frymëzim. Ajo donte të fliste për aktivistin pakistanez dhe fituesin e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, një hero tjetër. Ajo donte të fliste për librat e saj të rrënuar në djegien e shtëpisë së saj në mes të dhunës vdekjeprurëse në shtetin e Rakhinës, në Myanmarin e Veriut. Ajo foli për ëndrrën e saj për t’u bërë avokate dhe për të frymëzuar vajzat e tjera Rohingya, të privuara nga arsimi.

Deri atëherë kisha kaluar gati një vit duke bërë udhëtime të raportimit në kampet e refugjatëve, duke intervistuar vajzat si Formin, shumë të mbijetuar për përdhunim dhe sulme seksuale. Gratë dhe vajzat në kampet e Rohingya zakonisht shihen si “fenerët” e gatimit, merren me rritjen e foshnjave, ose kujdesen për familjen e tyre brenda strehëzave prej bambuje. Pjesa më e madhe nga komuniteti i përndjekur, gjatë gjithë kohës që jetojnë në kampe janë analfabetë dhe të paktët që kanë arritur të studiojnë në Myanmar, shpesh flasin vetëm burmezë.

Unë kurrë nuk kisha takuar askënd si Formin. Midis ndjenjave të asaj nënqeshjes nga turpi e sikleti, ndonjëherë duke “fshehur” fytyrën e saj brenda, Formin foli me një pasion “të djegur” në lidhje me librat dhe arsimin. Ajo ishte pa shtetësi dhe me mendje vetëm për vlerën e arsimit. Ajo kishte parë dhe përjetuar brutalitetin në Mianmar, por ajo ishte e vendosur të qëndronte idealiste.

Shefi i zyrës së Reutersit në Myanmar, Antoni Slodkowski dhe unë, ndjemë pothuajse menjëherë pas takimit me të, se Formin kishte një histori të rëndësishme për të treguar. Kështu u bë një raportim special, i cili u publikua në muajin Dhjetor të vitit të kaluar.

Dhe historia e saj filloi të dukej gjithnjë e më shumë mbresëlënëse, ndërsa mësova më shumë rreth saj gjatë disa muajve të ardhshëm. Ajo erdhi nga një nga fshatrat më të largëta në shtetin e varfër Rakhine. Ajo ishte në mesin e disa Rohingya-ve që kishin mësuar vetë gjuhën angleze, ajo kishte këshilluar viktimat e sulmive seksuale dhe përdhunimeve në kampet e refugjatëve dhe ishte midis 25 vajzave të zgjedhura për të studiuar në një universitet në Bangladesh.

Duke mbledhur së bashku pjesën tjetër të tregimit të saj filluan përpjekjet. Me ndihmë, unë zbulova xhaxhain e saj, i cili kishte ikur në Norvegji shumë vite më parë si refugjat. Në kampet e Rahingya-ve, gjeta mësuesit e Forminit, përfshirë edhe atë që i tregoi për Malalan. Kam mësuar se nga 150 vajzat që u ulën për provimin e shkollës së mesme në shkollën e Formin, në mars 2017, ajo ishte ndër katër të vetmet që kaluan. Pothuajse të gjithë ata që e njihnin atë gjatë rritjes, flisnin për vendosmërinë e Formin dhe talentin e saj për të përvetësuar anglishten.

Miqtë dhe familja folën gjithashtu për motrën e saj të ndritur dhe të vendosur, Nur Jahan. Vajzat kishin bërë një pakt si fëmijë për të shkuar në kolegj së bashku, por familja e tyre vendosi që Nur Jahan të martohej.

Kur kam intervistuar Nur Jahan, bashkëshorti i saj këmbënguli që bashkë me familjarët e tij, të uleshin pranë saj dhe të shikonin nga prapa, nëpërmjet një ndarjeje të çadrës. E pyeta për Formin dhe ëndrrën e tyre për të shkuar së bashku në kolegj, dhe Nur Jahan filloi të qajë. “Shi i madh” lotësh lagën pëlhurën me të cilën ajo mbulohej, ndërsa Nur Jahan mundohej të fshinte sytë me një cep të shallit.

Gjatë muajve që biseduam, pashë që Forminit t’i rritej besimi në vete. Në kolegj ajo mbante xhinse, të kuq buzësh, një shall mjeshtërisht të sigurtë, të kapur me gjilpëra rreth kokës dhe po ecte drejt meje, ndërsa kalonte rreth miqve të shumtë që ajo kishte bërë, përfshirë refugjatët nga Afganistani të cilët po i mësonin asaj Farsi, tha Formin.

Ajo po mësonte karate, kitarë dhe foli për një mësuese indo-amerikan që adhuronte. “Anglishtja e saj është kaq e mirë! Unë dua të flas si ajo”. Por disa gjëra nuk kishin ndryshuar. Në bibliotekë ajo më tregoi një “libër të ri të preferuar”, “Jane Eyre” të Charlotte Bronte, dhe foli për rëndësinë e edukimit në jetën e Eyres.

Menjëherë pas publikimit të profilit të Forminit nga Reuters, Malala rishpërndau linkun në Twitter. Formini ishte e tronditur. Ajo kujtohej të rrinte ulur në shkollë në Myanmar, duke dëgjuar me vëmendje të madhe mësuesin e saj që tregonte historinë e Malalës. Ajo nuk mund të imagjinonte se Malala po lexonte tani për të.

“Nuk mund ta shpjegoj se si ndihem”, më shkroi. “Ti e di se e dua atë”.

Gjatë pushimit midis semestrave, Formin tha se kishte planifikuar të bënte disa punë, ku të përkthente për grupet jofitimprurëse që punonin në kampet e refugjatëve. Pjesa më e madhe e parave që kishte kursyer nga një vit pune, kishte shkuar në dasmën e Nur Jahan, tha ajo.

Reportazh i marrë nga Reuters.com.
https://www.reuters.com/article/us-backstory-rohingya-college/a-rohingya-girls-journey-from-refugee-camps-to-college-idUSKCN1P21X2?il=0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA