Bashkimi Europian votoi për vendosjen e sanksioneve ndaj Shërbimit të Intelegjencës iraniane dhe dy qytetarëve iraniane ne vazhden e akuzave për komplote të sulmeve në Danimarkë dhe Francë.

Sanksionet u miratuan në mbledhjen e ministrave të Këshillit të BE-së, ndërsa vendimi pritet te behet public shume shpejt. emrat e dy qytetarëve iranianë nuk janë bërë ende të ditur. Kjo lëvizje vjen pasi Këshilli e rishikoi listën e terroristëve asetet e të cilëve janë bllokuar nga ana e Brukselit. Kjo listë përfshin organizata dhe individë.

E krijuar pas vendosur pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, ajo ka dhe emrat e 5 iranianeve. Diplomatët franceze dhe daneze, i informuan homologët e tyre europianë gjate muajit dhjetor ne lidhje me komplotet e thurura sipas tyre per eliminimin e kundërshtarëve të regjimit iranian në tokën Franceze, Danimarkës e Holandës.

Qeveria holandeze beson se pas vrasjes se dy disidenteve në vitet 2015 dhe 2017 qëndron pikërisht Irani.

Edhe Franca e akuzon Iranin për komplotin e vendosjes së një makine bombë, në një tubim pranë Parisit të një grupi opozitar iranian.

Sanksionet e vendosura nga BE-ja përfshijnë ngrirje të fondeve dhe aseteve të tjera financiare të shërbimit iranian të inteligjencës dhe individëve në fjalë.

BE është treguar e kujdesshme më parë me Iranin, duke qenë se po përpiqet ta shpëtojë marrëveshjen bërthamore me të në një kohë kur Shtetet e Bashkuara zgjodhën të tërhiqeshin nga pakti e te vendosnin mbi republikën islamike sanksione të reja.

Top Channel