Kompania e shitjeve “online”, “Amazon” është sot firma publike me vlerën më të madhe në botë, pasi çmimi i aksioneve të saj e kapërceu atë të “Microsoft”-it dhe të gjigantëve të tjerë amerikanë të teknologjisë.

E themeluar përpara 25 vitesh, “Amazon” me seli në Seattle u rendit në krye të listës falë rritjes së aksioneve të saj me 3.4%, që ia çuan vlerën e tregut në 797 miliardë dollarë, duke spostuar kështu në vend të dyte “Microsoft”-in.

Themeluesi i saj, Jeff Bezos arriti ta transformonte “Amazon”-ën nga një kompani “online” librash, në një gjigant që tregton lloj-lloj mallrash.

Sipas indeksit të miliarderëve të “Bloomberg”-ut, vet Bezos është njeriu më i pasur i botës, me 135 miliardë dollarë në llogaritë e veta bankare.

“Apple” ka qenë prej kohësh kompania më e madhe në botë për nga kapitali në treg, por aksionet e saj kanë rënë që nga nëntori, pasi shitjet e “iPhone”-ve në Kinë, një treg kyç për “Apple”-n, kanë nisur të shënojnë rënie.

Tashme ajo listohet e katërta, pas “Amazon”-it, “Microsoft”-it dhe “Google”.

Top Channel