Patriarku i Kostandinopojës ka celebruar meshën e epifanisë, pagëzimit, para bekimit të ujërave të gjirit të artë me një kryq që të rinjtë greko ortodoksë e kapën më pas duke u zhytur në ujërat e acartë. Këtë vit, fituesi ishte Mihalis Vosnakiris.

Në fillim ndjen ftohtë, të gjithë ndjejnë ftohtë por është dicka që ka lidhje me besimin dhe më pas ndjen ngrohtësi në shpirt. Nuk është vetëm trupi, por edhe zemra…ndaj njerëzit pëlqejnë të bëjnë dicka të tillë”, thotë Dimitris Panayotopulos.

Edhe Papa Francesku, në Vatikan, mbajti meshën e pagëzimit ku në thelb të fjalës së tij ishte solidariteti. Ai i bëri thirrje liderëve evropianë të tregojnë solidaritet me 49 emigrantët e bllokuar në anijet e organizatave humanitare pranë maltës, të cilët nuk janë lejuar të zbresin në tokë.

“49 emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nga dy anije organizatash bamirëse janë në bord prej disa ditësh tashmë në pritje të zbarkimit në ndonjë port. Unë i bëj apel liderëve evropianë, të tregojnë solidaritet me këta njerëz”, tha Papa.

Në këtë sezon festash, që tani po mbyllet – tërhoqi vëmendjen papa- nuk duhet të humbasim mundësinë ti ofrojmë një dhuratë zotit tonë. nëse ne mund ta bëjmë këtë, drita e tij do të ndriçojë mbi ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA