“Jelek-verdhët” në një libër; Shkrimtari, ekstremist i djathtë përshkruan protestën

05/01/2019 15:18

Revolta e jelekë-verdhëve nuk ka veçse dy muaj që mori jetë dhe ka gjetur tashmë jehonë në faqet e një romani profetik të botuar të premten.

Autori provokues i tij Michel Houellebecq ka zgjedhur t’i japë zë edhe në një formë tjetër zemërimit të masave: përmes shkrimit.

Euroskeptiku i ashpër u kthye në figurë preferuar të ekstremit të djathte kur libri i tij i fundit, “Dorëzimi”, i cili flet për një Francë të nënshtruar përballë ligjit të sheriatit pas zgjedhjes së një presidenti mysliman në 2022-shin.

Heroi i krijimit te tij te fundit, “Serotonin”, është një agronom, i cili kthehet në rrënjët e tij në provincën franceze të Normandisë, së shkatërruar nga globalizimi dhe politikat bujqësore europiane.

Libri përshkruan më tej një protestë të ngjashme me atë të jelekë-verdhëve, e cila e ka tronditur Francën që prej muajit nëntor. Houellebecq flet për një popullsi rurale, e cila duket si e marrë fund, por që ka një moment zgjimi dhe rebelohet duke bllokuar rrugë, ashtu siç ndodhi vërtet disa javë më parë.

Kritika e ka pritur mirë librin e fundit e atij që është cilësuar si “Fëmija i tmerrshëm i letërsisë franceze”, dhe një pjesë e publikut gjithashtu.

“Po e prisja këtë libër. E prisja sepse është i lehtë për t’u lexuar. Kam plot libra në shtëpi që nuk ulem t’i shfletoj. Ose ndaloj së lexuari nga mesi sepse me humbet përqendrimi apo ngjitem me telefonin. Por Houellebecq, edhe pse vete nuk është një autor i lehte në shkrim, është mjaft i lehtë për t’u lexuar”, shprehet një lexues i librit të tij.

Libri i tij i fundit, “Dorëzimi”, doli nëpër librari në të njëjtën ditë të janarit 2015, kur xhihadistët mësynë zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo, duke vrarë 12 persona, përfshirë dhe një mik të ngushtë të shkrimtarit.

Top Channel