Pasi dështoi të sjellë Zlatan Ibrahimoviç dhe Fabio Quagliarelën, Milani po kërkon për sulmues në Spanjë dhe konkretisht te klubi i Sevillas.
Kuqezinjtë kanë piketuar rikthimin në kampionatin italian të sulmuesit kolumbian, Luis Muriel, i cili nuk po gjen shumë hapësira te skuadra andaluziane.
Negociatat janë në fazë të avancuar, ndërsa çështja e vemte që po diskutohet është nëse do të jetë huazim me të drejtë apo detyrim blerjeje.
Edhe Genaro Gattuso, në përfundim të ndeshjes me Spalin, pranoi se palët po negociojnë për të rikthyer Muriel në Serinë A, por këtë herë me fanellën e Milanit.
Raportet e kuqezinjve me Sevillan janë optimale, pasi spanjollët kanë marrë në huazim sulmuesin portugez te Milanit, Andre Silva, i cili po bën një sezon mjaft të mirë.
Top Channel