Liverpooli mbylli 2018-ën me një fitore të thellë dhe spektakolare, me rezultatin 5-1 përballë Arsenalit në “Anfield Road”, duke “ndezur” gjithnjë e më shumë ëndrrën për titullin kampion.
“Topçinjtë” e Unay Emery kaluan të parët në avantazh, në minutën e 11′ me anë të Maitland-Nailes, por ky gol duket se shërbeu vetëm për të zgjuar djemtë e Klopp.
Kjo pasi reagimi i “the reds” ishte i menjëhershëm dhe Roberto Firminho përmbysi gjithçka në vetëm 5 minuta, duke barazuar në të 14-ën dhe shënuar golin e avantazhit në të 16-ën.
Po në pjesën e parë, Liverpooli shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të Sadio Mane dhe më pas me anë të Salah, pas një penalltie bujare të dhënë nga arbitri.
Edhe në pjesën e dytë, arbitri Michael Olivier akordoi një penallti të kontestuar për “the reds”, të cilën e shndërroi në gol Roberto Firminho, duke kompletuar tripletën e tij personale dhe duke marrë topin në shtëpi.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 54 pikëve, pas vetëm 20 javëve, ku ka regjistruar 17 fitore dhe 3 barazime, ndërsa sfidën e radhës do ta këtë në transfertë përballë rivalit kryesor për titull, Manchester City-t.
Top Channel