Juventusi vendosi të mos ndikohej nga varësia prej Cristiano Ronaldos, duke i kursyer portugezit formacionin titullar në Bergamo, por pati nevojë pikërisht për të që të shpëtonte nderin përballë Atalantës.

Kampionët e Italisë barazuan 2-2 dhe evituan humbjen e parë në Serie A. Ishte fenomeni portugez, ai që firmosi golin e barazimit, ndërsa për t’u shënuar gjithashtu, autogoli i pafat i shqiptarit Berat Gjimshiti për Atalantën.

Milani më herët nuk arriti të dalë nga kriza, e vuajti mungesën e golit edhe në transfertën e mbyllur në barazim 0-0 ndaj Frosinones.

Castillejo rroku shtyllën në fraksionin e parë, por kuqezinjtë ofruan shumë pak për të merituar suksesin. Skuadra e Gattusos, gjithmonë e më shumë në rrezik shkarkimi, arriti të shpëtohet nga sistemi i videoarbitrimit VAR, në rastin e golit të anuluar nga Iano për faull në mesfushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA