Pas shumë zhurmash, është i njëjti, Sean Bailey, shef i produksionit kinematografik të Disney-it, i cili ka konfirmuar zyrtarisht që shtëpia kinematografike po punon për një ribërje të “Piratëve të Karaibeve”, sagës aventuriere me protagonistin historik Johnny Depp.
Mirëpo, sipas një lajmi të njoftuar nga Hollywood Reporter, Depp nuk do të jetë më pjesë e sagës, skenari i ri i së cilës do të shkruhet nga Rhett Reese dhe Paul Wernick.
Motivi i përjashtimit sipas producentit është sjellja e energjive të reja në vazhdimin e sagës, ndërsa ende nuk është zbuluar se kush do ta marrë rolin e Depp.
Zërat që qarkullojnë, thonë që të bëhet fjalë për një protagoniste femër me emrin Redd, e cila do të jetë gjithashtu një pirate. Që këto ditë, është vënë re prania e saj si personazh në ambientet zyrtare të Disneyland.
Top Channel