Kanë qenë në zhvillim për një kohë të gjatë, por në vitin 2018 modelet SUV (Sport Utility Vehicle) zunë vendin kryesor në llojet e makinave të prodhuara dhe të shitura.

Pa marrë parasysh se çfarë lloj makine ju mund të keni konsideruar, të madhe, të vogël, performancë të çmendur ose super efikase, tani ka një SUV për të gjitha këto lloj cilësish.

Për ta bërë dominimin të plotë, Lamborghini dhe Rolls-Royce, dy markat që qëndrojnë në polet e kundërta të botës ultra luksoze të automjeteve, secili filloi të bënte SUV-in e tij përkatës.

FOTO GALERI
4/6
Jeep Grand Cherokee Trackhawk - Në anën tjetër të spektrit të pastërtisë, është Jeep Grand Cherokee Trackhawk. Me 707 kuaj-fuqi të prodhuar nga djegja e motorit V8, me pistona 6-litërsh, zhurma e marmitës është kënaqësi e jashtëzakonshme në mënyrën e vet. Nuk është Urus, por më shumë nuk ke pse e do. Përveç të qënit tmerrësisht të shpejtë dhe me zhurmë të lartë, ajo në të vërtetë është mjaft e bukur. Trackhawk është një kënaqësi e madhe, por vizitat e shpeshta dhe të shtrenjta në pompën e karburantit do të ofrojnë mundësi të mjaftueshme për pendesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA