Puntata e Krishtlindjes në “Shiko Kush Luan” përcolli dashuri, pozitivitet, dhe shumë mesazhe nga të ftuarit në studio.

Një ndër ta ishte dhe Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho e cila tek sfida e saj e parë kishte për të krijuar një kartolinë për personazhet e njohur në Shqipëri. Në ekranin e madh u shfaqën disa figura të njohura e një ndër të cilët edhe Kryeministri i vendit Edi Rama.
Në kartolinë, Erisa shpreh dëshirën që Edi Rama të mos jetë më arrogant, dhe të mendojë më shumë për popullin.
“Arrogancën të mos e përdorë vitin që vjen siç e përdori këtë vit, dhe pushtetin ta përdori në dobi të njerëzve dhe të popullit. Ky është urimi im për të”.
Mesazhi i saj i fortë vjen pikërisht në një situatë të tensionuar mes protestave të studentëve dhe mënyrës se si po përballet Kryeministri Rama me kërkesat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA