Nga punimet e Kuvendit, ku deputetët u rikthyen pasditen e së enjtes pas incidenteve që ndërprenë seancën gjatë mesditës, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla njoftoi se do të dorëzohej kallëzim penal për deputetin demokrat që goditi me vezë kryeministrin Rama.
Sipas Ballës, deputeti i PD-së, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, do të kallëzohet penalisht për “shpërdorim detyre” dhe “goditje për shkak të detyrës”, bazuar në Kodin Penal.
Balla e vlerësoi si të turpshëm aktin e deputetit demokrat, teksa kërkoi nga Partia Demokratike ndjesë për veprimin e turpshëm të Hasës.
“Siç njoftojnë mediat zotëria ka qenë në transmetim live në pjesën më të madhe të atyre televizioneve që kanë hapësirë televizive për të transmetuar. Kjo është qesharake, jemi bërë si një kopësht fëmijësh me kërkesa të tilla, që ndërprite fjalën ku i kërkohe Kryetarit të Kuvendit të përcaktojë regjinë e televizioneve private nëse jepet apo nuk jepet kryetari i opozitës duke folur në Parlament. Kjo nuk është normale. Është e rëndë ajo që një përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të PD-së ka bërë sot në seancën e Kuvendit. Kemi qenë të gjithë këtu në Parlament, por kurrë zotërija atje që ka qenë kryeministër të jetë goditur në atë formë nga një deputet i opozitës. Do ti kërkoja PD-së sëpari të kërkojë ndjesë për aktin e turpshëm. Dua tju informoj se ndaj deputetit në fjalë bazuar në Kodin penal do të depozitojmë një kallëzim penal, qoftë për shpërdorim detyre, qoftë dhe goditje për shkak të detyrës ndaj deputetit Endri Hasa”, tha Balla në Kuvend.
Top Channel