Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Facebook-u se pret që të flasë nesër në orën 11:00 me studentët protestues.

Kreu i qeverisë kërkoi një përfaqësi të studentëve, pasi, sipas tij, nëse nuk ka një të tillë, kjo gjë përbën problem për adresimin e kërkesave të tyre.

“Nuk dua që këta të shpërndahen duke marrë një fitore momentale. Ashtu si nuk dua të rrinë të mbledhur derisa të bien në kurthin e kazanit politik e mediatik. Duhet tentuar një strategji e përbashkët student-qeveri. Duhet një bashkim i domosdoshëm mes nesh i qeverisë studentëve dhe pedagogëve. Të bashkohemi kundër sistemit të korrupsionit, kulturës së falsifikimit dhe keqadministrimit terësor të universitetit. Studentët nuk e bëjnë dot pa qeverinë dhe qeveria nuk e bën dot pa ata”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA