“S’ka festa” për OSHEE: Sportelet do të jenë të hapura
27/11/2018 17:39
Pavarësisht ditëve të pushimit për shkak të festave, Operatori i Shpërndarjes së Energjise Elektrike, njofton se sportelet e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkat do të jenë të hapura në shërbim të abonentëve për pagesat e faturave dhe kërkesë/ankesë.
Konkretisht, më 28 Nëntor, sporteli do të qëndrojë hapur nga ora 08:00 deri në 18:00, kurse në datat 29 dhe 30 nëntor, shërbimi do të ofrohet nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
Top Channel