EMRI/ Tragjedi për familjen shqiptare në Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia
Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një ‘fole prostitucioni’ në Tiranë.
Për pasojë është arrestuar një 40-vjeçare (pronarja e qendrës) dhe është proceduar një tjetër, e cila dyshohej se shfrytëzohej për prostitucion.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i një hetimi 3-mujor, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, shtetasen B. G., 40 vjeçe, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, një 41-vjeçare.
Në ambientet e subjektit (qendër fizioterapeutike), në rrugën “Ismail Qemali”, në pronësi të shtetases B. G., 40 vjeçe, u konstatua se shfrytëzohej për prostitucion një 41-vjeçare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel