Në kampionat zhgënjeu, por në Ligën e Kampionëve duket sikur luan një tjetër Real Madrid, pasi skuadra e Solarit triumfoi me rezultatin 0-2 në “Olimpico” ndaj Romës dhe siguroi kalimin në fazën e 1/8-ave, si vendi i parë i grupit.
Gareth Bale në minutën e 47’ dhe Lucas në minutën e 59’, ishin autorët e golave për skuadrën madrilene në transfertën italiane.
Bayerni i Mynihut mposhti me rezultatin e thellë 5-1 Benficën dhe siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-ave, pasi në “Allianz Stadium” zhvilloi një ndeshje në kufijtë e perfektes. Dy herë Arien Robben, dy herë sulmuesi polak Robert Lewandowski dhe më pas fantazisti francez Ribery, ishin autorët e golave për skuadrën e Kovaç, që javën e fundit do të luajë për vendin e parë me Ajaxin në Holandë.
Skuadra tjetër gjermane, Hoffenhaim u mposht në shtëpi me rezultatin 2-3 nga ukrainasit e Shakhtar Donetskut, ndërsa në të njëjtin grup, Lyon dhe Manchester City u ndanë në barazim 2-2.
Top Channel