Në fshatin Dacaj të Komunës Rozhajë, në Malin e Zi, ndodhet një shkollë në gjuhën shqipe e cila për herë të parë u vizitua nga një President i Shqipërisë.
“Është e paimagjinueshme që më herët të mendohej të vinte këtu dikush nga Shqipëria”, tha Meta.
Presidenti premtoi mbështetjen e Shqipërisë për shkollen shqipe të Rozhajës, të cilës i dhuroi edhe 40 fotografi të përfaqësuesve më të ndritur të rilindjes kombëtare si dhe fotografinë e heroit kombëtar, Skëndërbeut.
Kreu i Shtetit u spostua më pas në Prizren të Kosovës, ku në kuadër të vitit të Skëndërbeut u përuruan shtatoret e patriotëve të Lidhjes, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi.
Ceremonia e bëri bashkë Presidentin me kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Kreu i Shtetit theksoi se akti i jashtëzakonshëm i patriotëve të Lidhjes së Prizrenit është një mesazh për shqiptarët e sotëm: “Është një thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkëpunojnë për prosperitetin e kombit”.
Ndërsa Edi Rama foli si Abdyl Frashëri.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ëndrrat e shqiptarëve bëhen realitet nëse ata nuk heqin dorë prej tyre.
Top Channel