Një ndër personat më të njohur të botës së krimit në Lushnjë, mbeti i plagosur në kokë, gjatë një atentati mbrëmjen e së shtunës. Sajmir Taullau 47 vjeç u plagos nga persona ende të paidentifikuar, rreth ores 19.00 të së shtunës, në vendin e quajtur Rotondo e Plugut, ku Taullau ka dhe biznesin e tij, një autogrill.

Dy persona i janë afruar pranë tavolinës ku Taullau ka qenë i ulur dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Policia gjate këqyrjes së vendit të ngjarjes regjistroi tre gëzhoja, gjurmët e të cilave ishin edhe në xhamin e autogrillës. Nga të shtënat Taullau ka marrë plagë në kokë, por pas ndërhyrjes së mjekeve ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia pas mbërritjes në vendngjarje shoqëroi në komisariat të gjithë personat që ishin në atë moment në lokal.

Sajmir Taullau njihet si person me precedentë të theksuar kriminale. Ai është dënuar disa herë për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike, por gjithmonë ka mundur të fitojë lirinë.

Taullau ka qenë në hasmëri me bandën e Aldo Bares. Ai dyshohet nga policia se ka gisht në vrasjen e dy të rinjve, një vit më parë, Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit. Mendohet që Taullau të ketë ndihmuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për të kryer këtë vrasje.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel