Një rast helmimi masiv po trajtohet në urgjencën e Spitalit të Durrësit, teksa në gjendje të rënduar kanë mbërritur disa punonjëse të një rrobaqepësie.

Paraprakisht u dyshua se helmimi ka ardhur nga kimikatet që përdoren për ngjyrosjen dhe ruajtjen e copave, por nuk përjashtohet as intoksimi nga gazrat që çlirohen nga aktiviteti në fabrikë.

Por në një reagim zyrtar, policia bën me dije se nga veprimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se helmimi ka ndodhur për shkak të gazit të kondicionerëve.

“Sot disa punëtorë i kanë lëvizur kondicionerët për ti nxjerrë jashtë ambienteve të punës dhe dyshohet se gjatë lëvizjes kanë lëshuar gaz helium dhe ky ka qenë shkaku që punëtoret nuk janë ndier mirë nga ana shëndetësore”, sqaron policia.

  Helmim masiv i punonjësve të një rrobaqepësie në Durrës, dy në gjendje të rëndë

Gjendja shëndetësore e tyre është përmirësuar ku 6 prej të cilave kanë dalë nga spitali dhe 2 janë dërguar në spital në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është shoqëruar pronari i rrobaqepësisë, shtetasi italian G.S. dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.

Top Channel