
Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka komentuar në Facebook protestën e dhunshme të një dite më parë para Kuvendit, duke theksuar se demonstruesit duhet të distancohen nga dhuna.
POSTIMI I HAJDARIT
“Gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes. Çdo akt dhune është akt kriminal dhe nuk duhet inkurajuar dhunë me epitetet e gjuhës së urrejtjes. Distancohuni nga dhuna, mos prekni asnjë qytetar dhe asnjë police, sepse jemi të gjithë vëllezër e motra. Gjuha e arsyes duhet të prevalojë mbi gjuhën e ndjenjave dhe së bashku të shërojmë plagët e thella të dhunës”, shkruan deputetja Hajdari.
https://www.facebook.com/rudinahajdari/posts/894743497536803?__xts__%5B0%5D=68.ARCOCBBx-m2F0c5RIEfw5rYjYtEfGCMO3ckSZ599kdj-I0bt7wAXKuaVBnXLHGhomd2NNWMo5bIYBSSkZuEwsYLvJ42kpdCWKk-bRs77Pd0Nrvm00an4zQOkjF7lgu87lxuJaIyHyU-PkpqzV07wfZqHhIWkiRMWRS8o-EycOW4pqzONkWZpS4_JUOARyB6xd3U7zC9Fxa7LvfKaEi6tc7F7Cl6hQ91JN82zoqfb6DHAhMaDMagkwu7roTvgRbkwi0RHEuUsZ7-nzF__CWmIW1OMATUtiLblpg-k-9ix7IGaq_DPggcnvOwN-BFi6PFe4YaCdeCBGhDugpGpcA8&__tn__=-R
Top Channel