
Përkujtohet patrioti Avdi Rexha! Bust dhe libër për pajtuesin e gjaqeve në Tropojë
14/03 20:15
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në afërsi të urës së Fushë Krujës.
Drejtuesi i automjetit tip Benz, D.V. aksidentoi shtetasen 56-vjeçare Sh.K., e cila është transportuar për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë, për të dhënë versionin e tij të rrethanave të aksidentit, si dhe për veprimet e mëtejshme procedurale.
Top Channel