Ish presidenti Bujar Nishani komentoi në Facebook votimin kundër hyrjes së Kosovës në Interpol.

Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit, do të thotë mburojë për krimin e organizuar në vend të sundimit të ligjit, shkruan Nishani.

Kjo “aleancë anti”, është një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit. Turp ! Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proçes izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit, shkruan ish kreu i shtetit në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA