Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se Kremlini do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga traktati i Forcave Bërthamore të Ndërmjetme, i vitit 1987, njoftuan agjencitë e lajmeve ruse.

Putin diskutoi mundësinë e hakmarrjes me zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë dhe shtoi se Kremlini ishte gati për të diskutuar traktatin e INF me Uashingtonin.

Traktati i epokës së Luftës së Ftohtë, që shpëton Europën nga raketat bërthamore me bazë në tokë, është vënë në pikëpyetje kundrejt një sfondi të tensioneve të përtërira midis Perëndimit dhe Rusisë, sidomos pas aneksimit nga ana e Moskës në vitin 2014, të Krimesë dhe rolin rus në Ukrainën lindore.

Administrata e Presidentit të SHBA, Donald Trump ka akuzuar Rusinë për mospërputhjen me marrëveshjen 31-vjeçare të raketave dhe paralajmëroi se do të largohet nga marrëveshja si rezultat i kësaj. Kremlini mohon shkeljen e paktit.

I dërguari i NATO-s dhe Rusisë adresoi çështjen gjatë bisedimeve të rralla më 31 tetor, me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, duke i kërkuar Moskës të bëjë ndryshime të shpejta për t’u pajtuar plotësisht me traktatin. Ai tha se zhvillimi i raketave të lundrimit SSC-8 në mes të zonës me bazë në tokë, paraqiste “një rrezik serioz për stabilitetin strategjik”.

Udhëheqësit evropianë shqetësohen se çdo kolaps i traktatit të INF mund të çojë në një garë të re, destabilizuese të armëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA