Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas dhënies së verdiktit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin ‘Kush e ka radhën’?”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Top Channel