Admir Delaj do të qëndrojë nën masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve ndaj tij, i akuzuar për vrasje.
Gjykata e Vlorës e la Admir Delajn në burg, pasi të premten ai qëlloi për vdekje shtetasin Fatmir Hodo, administrator i njësisë Administrative Kotë të bashkisë Selenicë.
Delaj akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje, ndërkohë që prokurori i çështjes paraqiti të gjitha provat, mbi të cilat u la në fuqi kjo masë arresti.
Admir Delaj qëlloi me një armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, ditën e premte në një lokal në qendër të fshatit Kotë, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithçka ndodhi për shkak të një grindjeje të çastit mes autorit dhe viktimës. Ndërkohë gjatë seancës Delaj ka shfaqur pendesë.
Top Channel