Të ftuar e special të emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, qenë cifti i mirënjohur i ekranit Naim Abazi e Mihrije Braha.
Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë tonë, ata prunë në vëmendje kujtime të bukura e nostalgji. Folën për miq të medias si Bujar Kokonozi, Armend e Aida Rexhepagiqi si dhe për nisjen e karrierës të tyre.
Ajo çfarë bën përshtypje më së tepërmi në këto dy figura të dashura për publikun është paqtësia, koordinimi e suksesi që lidhja e tyre transmeton. Të pyetur nga moderatorët në lidhje me mardhënien e tyre, Naimi u shpreh se : “E kemi ndërtuar të gjithën bashkë, më pyesin shpesh, por nuk di të them si do mund të kishte qenë jeta ime pa Mihrijen.”
Nga ana tjetër, ndërsa realizonte gjithë elegancë, recetën e saj të veçantë; Mihrija tregoi se për të bashkëshorti ishte si një pjesë integrale e trupit, si ajri, si diçka pa të cilën nuk e koncepton dot jetën.
Ata folën edhe për dashurinë e pamasë për Shqipërinë e trojet e saj, impaktin në vizitën e tyre të parë dhe vizitat e shpeshta.
Receta e përzgjedhur prej Mihrijes, ishte mjaft e veçante e harmonike si vetë emri. Mihrija tregoi se si me kënaqësi gatuan shpesh për miqtë e tyre të veçantë në mbrëmjet që realizojnë në vilën ë tyre për t’i mirëpritur ata.
“Pite Harmonike”
Receta:
500 g petë të gatshme të pjekura
2-3 vezë
400 g djathë ose gjizë
500 g spinaq i freskët
500 ml kos ose qumësht
100 ml vaj
1 lugë e vogël kripë
Përgatitja
Top Channel