Ndërkohë që Rusia përdor tanke të telekomanduara në Siri; Izraeli prodhon “kulla mitralozi” që mund të  qëllojnë kur u duket se u afrohet një armik; Ukraina zhvillon makina që lëvizin në mënyrë të pavarur; industria e luftës shkon çdo vit e më shumë drejt inteligjencës artificiale.

Automatizimi mund ta ketë ndihmuar shumë njerëzimin, por armatosja e robotëve me “inteligjencë artificiale” është një idetë më të kundërshtuara, pasi mundësitë për gabime fatale janë të shumta.

Në vitin 2017, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se “Kushdo që do ta udhëheqë robotikën ushtarake, do të udhëheqë botën në të ardhmen.” Kështu që, nëse një vend ndalon së zhvilluari në këtë fushë, rrezikon t’i dhurojë epërsi rivalëve.

Për këtë arsye, zhvillimi ka vazhduar. Robotët që shihni më poshtë japin një ide se si mund të jetë e ardhmja e ushtrive.

FOTO GALERI
11/12
"Atlas" quhet roboti nga Boston Dynamics, i cili ka dhënë video “ngjethëse” për të gjithë ata që besojnë se robotët do të pushtojnë tokën një ditë. Alatsi është një robot “humanoid”, që qëndron mbi dy këmbë e që mund të vrapojë, të bëjë kollotumba, të bjerë në këmbë, etj. Ky robot është një nga arritjet më të mëdha të Inteligjencës Artificiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA