Mediat greke: Autoritetet shqiptare i japin familjarëve trupin e Kacifas
06/11/2018 18:24
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar familjarët e Konstantinos Kacifas se mund të shkojnë në Tiranë për të tërhequr trupin e tij.
Lajmi bëhet i ditur nga portalet greke: Proto Thema dhe Newsit, që shkruajnë se ky njoftim ishte i papritur, pasi deri të martën pasdite nuk kishte informacion për familjarët.
Sipas portaleve greke, familjarët do e varrosin Kacifan në Bularat, atje edhe ku u vra.
Top Channel