Nëse shkoni në shtëpinë e dikujt që nuk ka libra, mos shkoni në krevat me të. Është kjo shprehje e John Waters, e huazuar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro duke lançuar si lajm të fundit ‘Lëvizjen Kombëtare për Lexim’.
Por a është e pranueshme e drejta që ministrja i jep vetes për të diktuar përzgjedhjen e partnerëve seksualë?!
“Ju mund të bëni dashuri me kë të doni. Nëse je i dashuruar me dikë, thjesht je I dashuruar nuk ka rëndësi sa libra ka. Po bën shaka me mua?!”
“Mendoj se është një mënyrë e pazakontë shprehjeje nga ministrja. Nëse do të ishte një ndihmesë për t’i mësuar njerëzit të lexojnë, apo mbështetje për t’i shtyrë ata të lexojnë më shumë, kjo do të ishte një ide e shkëlqyer. Nuk jam i sigurt, nëse është e tillë për dashurinë”.
Si një mënyrë e sigurt për transmetimin e mesazhit, i thënë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë, megjithëse në anglisht, ka ngelur në mendjen e njerëzve, ndryshe nga çdo të bënte një tjetër më i rezervuar dhe etik.
“Nuk e di nëse e ka thënë në atë formë, por besoj se është diçka personale”.
“Ndoshta ka qenë çështje politike, e ka dashur ta çojë diku tjetër”.
“Ministrja duhet të mbajë postin që i takon, se problemi është se politika ka shkuar deri aty sa prek familjen”.
“Derisa është një ministre s’besoj se i takon”.
Këtë herë në Facebook, jo në Twitter Kumbaro ka ftuar njerëzit ta mirëkuptojnë qëllimin e saj nxitës me citimin e Waters, për të mos braktisur librin si dhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar.
E megjithatë ky mesazh duket paradoksal, në momentin që kujdesi ndaj Bibliotekës Kombëtare nuk është i duhuri si dhe numri i librarive shtetërore të hapura është i pakët, ku edhe për të lexuar duhet të paguash. Dhe ndoshta jo të gjithë që kanë dëshirën, kanë mundësinë.
Top Channel