Red Dead Redemption 2, video-loja më e fundit e “Rockstar”, kompanisë që ka bërë lojën e famshme “Grand Theft Auto”, vendosi një rekord historik fitimesh për tre ditët e para, plot 725 milionë dollarë. Këto janë fitimet më të mëdha të marra për tri ditët e para nga çdo lloj materiali mediatik në industrinë e argëtimit (që nga filmat e deri te albumet muzikore). Aksionet e kompanisë mëmë, “Take Two”, u rritën me 11%.

Rekordi i dytë që vendosi kjo video-lojë, ngjarjet e të cilës zhvillohen në perëndimin e largët, me kaubojë dhe të jashtëligjshëm, ishte në fushën e pornografisë. Menjëherë pasi loja u hodh në treg, faqja Pornhub raportoi se kërkimet për video pornografike me kaubojë, me perëndimin e largët, ishin rritur me 700%.

Ashtu si GTA, RDR është një lojë jo-lineare, por me “botë të hapur”. Ndryshe nga GTA, “Red Dead Redemption” zhvillohet në kohën e perëndimit të largët amerikan, në vitin 1899, dhe ngjarja shihet nga sytë e Arthur Morgan, anëtar i një bande të rrezikshme holandezësh, e quajtur “Van der Linde”. RDR është cilësuar gjithashtu si një nga lojërat më të bukura në histori.

 

 

FOTO GALERI
18/32

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA