Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas ngjarjes në Bularat, ku një 35-vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj forcave të policisë dhe pas disa orësh u vra nga shkëmbimi i zjarrit me RENEA-n.

“U informuam për vrasjen e të riut. Me autoritetet shqiptare po ndjekim zhvillimet. Ngushëllime për vdekjen e homogjenit grek. E papranueshme humbja e jetës së një personi në çdo rrethanë. Shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e shtetasit grek”, thuhet në reagimin grek.

Ndërkohë, ministrja greke e Kulturës, Mersini Zorba, e ndodhur në ceremoninë e sotme në Shqipëri, shkruan në Facebook se kudo në Bularat kishte flamuj grekë dhe ishin të pranishëm përfaqësues të të dy shteteve.

Asnjë flamur grek nuk u hoq, të gjithë valëvisnin, shkruan më tej ministrja greke, e cila thotë se autori ka qëlluar pasi konsideronte se marrëveshja mes dy qeverive për të nderuar kujtimin e të rënëve, ishte një tradhti.

Duke u bërë thirrje homogjenëve në Shqipëri që të ruajnë gjakftohtësinë, Demokracia e Re në njoftimin e saj kërkon që organet shqiptare të zbardhin rrethanat e ngjarjes që çuan në përfundimin tragjik dhe kërkon gjithashtu nga qeveria Tsipras që të ndjekë dhe të mësojë me hollësi përgjegjësitë aty ku ato ndodhen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA