Me argëtim e të qeshura kaloi edhe mbrëmja e sotme e “Shiko kush luan” nën drejtimin e moderatores dhe autores Luana Vjollca.
Të ftuarit padiskutim që i dhanë dozën e duhur të humorit programit por në mënyrë të vecantë aktori i “Portokalli”, Rezart Veleshnja.
Rezi gjatë programit pranoi që ishte fejuar, por duke qënë se bën shpesh shaka me këtë fakt konfirmimin e plotë e morëm në fund të emisionit.
Në lojën “Ndaje ose pije” Rezi u pyet për një postim që ka bërë disa javë më parë në Instagram. Bëhej fjalë për një foto me një vajzë të cilën ai e kishte fshirë më pas.
“Cila është ajo vajzë, pse e fshive foton dhe si quhet?” I zënë ngushtë nëse duhet të pinte gotën apo të thoshte emrin e vajzës, Rezi tha me humor: “E fshiva se nuk dua ta ndaj me të tjerët dhe emrin e ka si Lori Caffe”.
Pra vajza, edhe një beqar tjetër doli nga qarkullimi. Ajo quhet Lori dhe Rezit nuk mund t’i shkëlqenin sytë më shumë se kaq.
Top Channel