Edhe këtë të shtunë “Shiko kush luan” veç lojrave, të qeshurave dhe argëtimit, bëri që të kemi deklarata të cilat nuk ishin thënë më parë. Këngëtarja nga Kosova, Kida, foli për herë të parë në lidhje me kontratën që ka me “On records”.

Mediat kanë folur për një largim të Kidës nga kompania menaxhuese e saj dhe ajo vendosi ta sqarojë në “Shiko kush luan” si qëndron e vërteta: “Po është e vërtetë që unë përfundoj kontratën time 10 vjeçare me “On Records”. Pas kësaj do jem një zog i lirë”, tha Kida, duke shtuar se mund të bashkëpunojë sërish me djemtë por e vërteta është që kontrata përfundon.

Kida është një nga artistet më të pëlqyera të momentit dhe “diamanti” i “On Records”.

Nuk e dimë a do të ketë një rinovim kontrate apo do të nënshkruajë me një tjetër shtëpi diskografike por ajo që nuk ndryshon është dashuria e fansave për Kidën. E sigurtë është që do të vazhdojë të bëjë këngë të bukura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA