Rreth orës 20:00 të së enjtes kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni, është përfshirë në një aksident automobilistik.

Kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni ka bërë aksident me makinën e tij personale në qendrën Ballaban, për shkak të pakujdesisë në timon.

Mësohet se Ndoni ka pësuar dëmtime në krahun e këmbën e majtë, i dëmtuar nga aksidenti ka mbetur edhe kryetari i PS për bashkinë Këlcyrë Odjan Selmani, por në gjendje më të lehtë, i cili udhëtonte së bashku me banorë të zonës në makinën e aksidentuar.

Kryetari i Bashkisë Këlcyrë aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut.

Top Channel