Një universitet apo një shkollë profesionale universitare 2-vjeçare, kjo është një nga pyetjet që po shtrojmë në përditshmërinë tonë. Gjithnjë e më shumë maturantët dhe familjet e tyre përjetojnë dilemën se cila nga zgjedhjet jep më shumë garanci për të ardhmen. Shembujt nuk mungojnë.
Redi është një berber që kreu një shkolle profesionale 2-vjeçare dhe tani ka sallonin e tij më 4 të punësuar.
Blerina ka studiuar për Shkenca Sociale, por nuk ka punuar asnjë ditë në profesion për arsye nga më të ndryshmet. Nëna e tre fëmijëve prej 4 vitesh punon si operatore në një Call Center.
Bota e zhvilluar po përqendrohet gjithnjë e më shumë në arsimin profesional. Ne Gjermani për shembull sistemi funksionon në mënyrë të tillë që një individ që mbaron një shkollë profesionale të gjejë punë maksimumi brenda një viti.
Vetëm për këtë vit në Shqipëri u hapën 46 programe të reja universitare profesionale 2-vjeçare, duke e çuan në 66 numrin total të tyre. Në të po studiojnë rreth 1300 studentë.
Top Channel