Arben Imami ka thyer heshtjen, e gati pas një mungese 1-vjeçare në arenën politike, ish-ministri ka qenë i ftuar në studion e “Top Talk” ku ka folur për situatën politike në vend.

Çështja më e përfolur e momentit është rasti “Babale” e akuzat e opozitës për qeveri të kriminalizuar. E për Arben Imamin opozita e sotme ka shumë të drejtë në denoncimet e saj për një qeveri të kriminalizuar, e për këtë s’mund të kritikohet në vetvete.

“Opozita ka të drejtë që kjo qeveri është e kriminalizuar. Kjo është parë edhe më parë me pastrimin e parave kur Edi Rama ishte kryetar Bashkie. Kjo është qeveria më e keqe e 30 viteve më të fundit në Shqipëri. Përfshirja e opozitës në këtë luftë nuk mund të kritikohet në vetvete”, u shpreh Imami duke shtuar se situata ka ndryshuar edhe në Europë: “Situata ka ndryshuar edhe në Europë. Kjo qeverisje nuk është e rastësishme është pjesë e një vale që përfshiu të gjithë botën”.

Sipas tij janë dy problemet aktuale në Shqipëri, kriminaliteti dhe Ekonomia.

“Kriminalitetin nuk e shohin as pjesa më e madhe e ndërkombëtarëve. Ekonomia po shkon gjithnjë e më keq. Shqipëria ka pasur në këto 5 vite 3 miliardë euro për investime, nëse ju më gjeni 300 milionë euro investim të dukshëm heq dorë nga pretendimi për pjesën tjetër. Kemi një vjedhje të hapur të pasurisë së vendit”, u shpreh Imami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA