Tepër kritik ka qenë karshi kreut aktual të opozitës, ish-deputeti dhe ministri Arben Imami i ftuar në studion e Top Talk.

“Basha nuk lejon më as forcimin e opozitës”, theksoi Imami, teksa vlerëson se vendi duhet të shkojë në zgjedhje që opozita të forcohet: “Ajo çfarë them është se nëse nuk shkojnë njerëzit tek kutia e votimit për të zgjedhur qeverinë e tyre, sistemi demokratik nuk funksionon më”.

I pyetur nëse a ka një aleancë mes Bashës e Ramës, imami u përgjigj: “Nuk mund intereson se çfarë ka ndodhur pas skene, por ajo çfarë ka ndodhur në skenë. Zgjedhjet që u humbën vitin e kaluar, nuk u humbën vetëm prej drogës dhe parave, por edhe për 250 mijë zgjedhës që humbën besimin tek opozita”

Sipas tij me Lulzim Bashën kryetar do të jetë e pamundur që opozita të kthejë mbrapsht zgjedhës të humbur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA