
Boronica është produkti i vendosur në top listë nga mjekët dhe nutricionistët për shkak të vlerave ushqyese që përmban. Në vendin tonë e gjeni të freskët, të thatë, të ngrirë por edhe te nënproduktet si reçel apo lëng boronice.
Boronica njihet që në lashtësi si bimë më veti kuruese nga frutat dhe fletët e saj, të cilat përgatiteshin si çajra për sëmundje të ndryshme.
Me frutat e freskëta të boronicës prodhohen lëngje, përdoren për gatimin e ëmbëlsirave të ndryshme por, gjithashtu ato thahen ose ngrihen në mënyrë për ti patur gjatë gjithë vitit.
E cilësuar si antibiotik natyral, kjo bimë ka aftësi të shkatërrojë bakteret apo mykotikët nga organizmi, ndërsa boronica e kuqe përdoret për zbukurimin e ëmbëlsirave, për përgatitjen e marmalatave apo shurupeve por, ky varietet nuk gjendet në vendin tonë.
Top Channel