Shqipëria do të ndeshet mbrëmjen e së dielës në transfertë me Izraelin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lojtarët kuqezinj së bashku me stafin e kombëtares janë nisur pak pas mesditës së sotme drejt Tel Avivit dhe këtë fluturim e kanë bërë me kompaninë më të re “Air Albania”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në llogarinë e tij të “Instagramit”, ka publikuar një foto të udhëtimit, si dhe bashkëngjitur ka shkruar: “Air Albania çon kuqezinjtë në Tel Aviv”.

Deri tani, avioni i parë i kompanisë “Air Albania”, i quajtur nga kryeministri si “Lasgushi”, ka bërë disa fluturime vetëm në drejtim të Turqisë, ndërsa ky është udhëtimi i parë me një tjetër destinacion.

Tashmë mbetet për t’u parë, nëse ky udhëtim me një kompani shqiptare do t’i sjellë fat Kombëtares në ndeshjen e së dielës në Izrael.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA