Dy nga njerëzit më të rëndësishëm dhe më aktivët të PD, Basha e Salianji ishin në Prokurori për dy çështje të ndryshme: Basha për shpifje për padinë e ngjarjes së Krujës ndaj Ballës, ndërsa Salianji për çështjen “Babale”.
Denoncuesit po përfundojnë si të denoncuar, ndërsa për këtë Manja shprehet se fakti që këto figura të PD kanë shkuar në Prokurori, kjo do të thotë se duhet përshëndetur dhe politika duhet të mësohet me respektimin e institucioneve të ligjit.
“Është një respekt ndaj institucioneve kushtetuese të vendit. Është për t’u përshëndetur fakti që lideri i opozitës dhe një deputet i saj paraqiten në Prokurori. Më në fund klasa politike në vend duhet të mësohet me kulturën e respektimit të institucioneve. Proceduara e hetimit është standarde. Hetimi ka gjykuar se ka nevojë për hetime të mëtejshme. Kjo është një procedurë normale, pavarësisht pozitave që mbajmë”, tha Salianji. Basha ka bërë shumë mirë që është paraqitur në prokurori. Le t’i lejë qytetarët në punën e tyre. Nëse Basha kërkon t’u imponohet qytetarëve për “Babalen”, ne jemi të prirur t’u besojmë institucioneve”, tha Manja.
Top Channel