Kryetari i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ishte i ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja, ku foli për zhvillimet më të fundit politike në vend.
Sa i përket bojkotit të zgjatur të Kuvendit nga opozita, Vasili u shpreh se ai do të vazhdojë, pasi sipas tij, nuk është parlamenti i qytetarëve, por i uzurpuar nga opozita.
“Kjo mazhorancë ka zgjedhur të “hajë veten”, pasi e ka të pamundur të bashkëjetojë politikisht me opozitën. Refuzon të marrë në shqyrtim nismat e opozitës. Mazhoranca miraton ligje të personalizuara, si ligji për teatrin, por për fat të mirë, Presidenti e rrëzoi. Një tjetër problematik është se në këtë Parlament shkohet vetëm për të rindarë paratë e buxhetit. Ky është një qëndrim i qartë i yni. Sa kohë ka një parlament që imponon dhe uzurpon, nuk ka vend për ne. Nuk është parlamenti i qytetarëve dhe nuk ka vend për ne”, tha Vasili.
Sa i përket çështjes “Babale”, ai u shpreh se është një moment demaskimi i mazhorancës, shumë i qartë. “Kjo është një mazhorancë e ndërtuar mbi trafikantët dhe ata po e denoncojnë”, tha Vasili.
Top Channel