“Turqia nuk do të largohet nga Siria derisa populli sirian të mbajë zgjedhje. Kurdoherë që populli sirian të vendosë të bëjë zgjedhje, ne do të largohemi nga Siria dhe do të dorëzojmë territorin te ata që do të fitojnë zgjedhjet e tyre”, tha Erdogan në një forum në Stamboll.
Erdogan u pajtua me Presidentin rus Vladimir Putin muajin e kaluar për të ngritur një zonë të çmilitarizuar midis luftëtarëve rebele dhe qeverisë në Siri veriore, ku edhe pritet që forca të dy vendeve të patrullojnë bashkë.
Presidenti turk tha gjithashtu të enjten se vendi nuk po has vështirësi në kryerjen e bisedimeve me grupet radikale në Idlib, enklavën e fundit të kontrolluar nga rebelët jashtë kontrollit të presidentit sirian Bashar al-Assad.
Hayat Tahrir al-Sham, i cili përfaqëson grupin e lidhur me Al-Kaidën, e njohur më parë si Nusra Front, është aleanca më e fuqishme xhihadiste në Idlib. Turqia e caktoi grupin një organizatë terroriste në gusht, duke iu bashkuar një vendimi të Kombeve të Bashkuara në qershor.
Muajin e kaluar, në një takim në Soçi, Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord të krijojnë një zonë të demilitarizuar me një thellësi prej 15-20 km, nga e cila grupet radikale do të tërhiqen deri më 15 tetor.
Top Channel