Will Smith ka festuar kalimin te të 50-at në stil. “Bungee Jumping” për shumëkënd mund të mos jetë një ide e pëlqyeshme, por të paktën ai nuk do ta harrojë kurrë ditën e tij të madhe.

E për më tepër, ajo nuk ishte një hedhje standarde. Ylli i “Hollywood”-it vendosi ta bënte atë jo nga një urë, por nga një helikopter dhe përmbi “Grand Canyon”, nën sytë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Vet Willi e ka ndarë çastin në kanalin e tij në “Youtube” dhe pas hedhjes spektakolare, teksa ishte ende i varur duke u lëkundur në ajër, thotë: është diçka mes terrorit të pastër dhe ekzaltimit maksimal!

Në fakt, siç e pranon edhe vet ai, para hedhjes ishte pak nervoz, por gjithçka kaloi shpejt. Bashkëshortja e tij, Jada Pinkett Smith, dhe 3 fëmijët, Trey, Jaden dhe Willow e shihnin me ankth, bashkë me mikun e tij Alfonso Ribeiro, që ka luajtur në rolin e Karltonit te “Princi i Bel Air”-it.

“Bungee Jumping” nga një helikopter përmban një element shtesë rreziku, sepse helikopteri është në lëvizje të vazhdueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA