Ballafaqimi me Serbinë dhe fitorja ndaj saj duhet të bashkojë spektrin politik të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se për këtë qëllim po punon fort.

Në një intervistë për KosovaPress, Veseli thotë do të mundohet t’i ulë të gjithë liderët në një tryezë, ashtu sic pati bërë edhe për demarkacionin, në mënyrë që arrihet konsensusi për procesin e dialogut. Sipas tij Kosova është unike dhe nuk do të ketë cenim të integritetit territorial por kjo nuk e pengon të ëndërrojë për bashkimin e Luginës së Preshevës.

“E ëndërroj atë ditë kur Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen Kosovës. Dhe, kurrë nuk kam me u ndalë me menu për atë pjesë por, nuk e cenoj, të jem më i sinqertë me vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës, nuk jam duke e cenu integritetin territorial të Serbisë. Por i themi Serbisë trajtoni shqiptarët tanë, vëllezërit tanë, qytetarë tuaj, ashtu siç i trajtojmë ne serbët në veri”, u shpreh Veseli.

Kreu i Kuvendit fton të gjithë spektrin politik që të jenë bashkë në ballafaqimin final në dialogun me Serbinë

“Duhet të jemi bashkë, edhe një herë ta tejkalojmë këtë situatë dhe në tënjëjtën kohë të orientohemi me faktorin të cilin e kemi përballë nesh. Ai është një faktor real, një faktor sfidues është Serbia. Ne duhet ta vendosim të drejtën tonë, ajo çka na takon edhe me natyrë por, tani edhe me ligje ndërkombëtare: shteti i pavarur dhe sovran, integrimi në OKB, ulësja në OKB, jo lufta mes nesh. Kjo nuk ndihmon”, shton ai.

Veseli thotë se teza e ndarjes, është e rrezikshme dhe e dëmshme. Kosova sipas tij është e pavarur dhe sovrane dhe nuk do të lejohet asnjë pushtet paralel në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA